Sipas një raporti të fundit, të publikuar nga CNN, del në pah se Rusia dhe Siria, gjatë fushatës së tyre ajrore, me qëllim kanë marrë në shënjestër zonat e banuara nga civilët.
Provat e paraqitura nga Keshilli Atlanik, me bazë në Uashington, sfidon zyrtarët e të dy vendeve të cilët për një kohë kanë mohuar akuzat për vrasjen e civilëve, transmeton portali arbresh.info.
Raporti i cili bazohet në imazhet satelitore, në mediat sociale, pamjet mbikqyrëse dhe nga dëshmitë e dëshmitarëve okularë, thotë se Rusia ka hedhur bomba pa dallim dhe pretendon se gazi i klorit është vendosur gjërësisht nga forcat siriane.
“Zbulimi më i madh i këtij raporti nuk është që domosdoshmërisht këto sulme janë duke ndodhur, por shkalla në të cilën janë duke ndodhur”, ka thënë Eliot Highins për CNN.
Megjithatë, qeveria e Rusisë dhe ajo e Sirisë nuk kanë dhënë ndonjë koment për raportin e fundit.
Raporti i titulluar ‘Breaking Aleppo’ vjen si kundërshtim i një sfondi të ndryshimeve dramatike politike në Shtetet e Bashkuara, me Presidentin Trump, i cili ka sinjalizuar mundësinë për rritjen e bashkëpunimt me Rusinë në raport me Sirinë./Arbresh.info
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës