Google ADS

Vuçiq afër kandidaturës presidenciale në Serbi?

15:11 | 14 Shkurt 2017
M. A.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Presidenti, Tomislav Nikoliq, kanë biseduar të dielën dhe të hënën për zgjedhjet presidenciale, ka mësuar ekskluzivisht gazeta beogradase “Blic”.

Siç ka zbuluar burimi i “Blic-it”, Vuçiq-i ka thënë se “e ka mbështetur gjithmonë” Nikoliq-in, por për shkak të rezultateve të tij dhe sondazheve është një “rrezik i madh që Serbia t’i humbë të gjitha”.

Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me Presidentin, por në një formë tjetër – ka thënë bashkëbiseduesi i Blic-it.

Sipas të njëjtit burim, Vuçiq-i ka thënë edhe se “ka rëndësi shumë të madhe ajo që është bërë në të kaluarën sa që aq lehtë, për shkak të zgjedhjeve presidenciale, të humbet”.

Jozyrtarisht, Nikoliq nuk e ka pranuar këtë shpjegim.

Vuçiç ka thirrur për sot në 16 orë seancën kryesisë së SNS e cila do të jetë e mbyllur për publikun.

“Pritet që anëtarët e kryesisë të propozojnë sot se cili do të jetë kandidati i SNS në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, ka thënë burimi i “Blic-it”.

Vuçiq-i, sipas të njëjtit burim, i ka thënë Nikoliq-it se “nuk mund të lejojë që disa mashtrues dhe hajdutë të kthehen në pushtet duke ju falënderuar krenarisë dhe gabimeve të mundshme teknike të dy prej nesh”.

Gazeta Express gjatë ditës ka raportuar për shkrimet e mediave serbe në lidhje me favorizimin që i bëjnë kandidatëve presidencialë faktorët ndërkombëtarë duke theksuar se Nikoliq është i favorizuari i Moskës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme