PDSH-ja, Besa dhe Aleanca duhej të bashkoheshin kundër BDI-së.
Kështu deklaroi mbrëmë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi që konsideron se pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoni do të nis periudha e ndëshkimit të disa opozitarëve.
“Nuk u kap mbështetja ime nga ata që fituan më tepër vota tek opozita, në këtë rast Lëvizja Besa. Një iniciativë e tillë do të konstatohej se populli ia mori legjitimitetin BDI-së. Dhe, tani do kemi periudhën e ndëshkimit të këtyre opozitarëve në ciklet e ardhshme zgjedhore”, ka thënë Thaçi në një intervistë në Tv Art, shkruan Alsat M.
Sipas Thaçit kjo situatë mund të zhvillohet kështu deri në zgjedhjet lokale, kjo qeveri të vazhdojë të funksionojë kështu dhe të shkohet në zgjedhjet parlamentare vjeshtën e vonshme.
“Nuk shoh interes të bashkësisë ndërkombëtare për ta zgjidh këtë situatë. VMRO-së i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa mendoj se edhe LSDM është aktor i rëndësishëm”, ka thënë Thaçi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...