Google ADS

Real Madridi afër një super marrëveshjeje

15:03 | 14 Shkurt 2017
Arbresh Info

Raportet nga Spanja pretendojnë që Real Madridi ka nisur negociatat me gjigantin sportiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ‘Under Armour’ me qëllimin për t’a bërë si furnizues të tyre për fanella duke filluar nga viti 2020.

“Los Blancos” janë aktualisht nën kontratë me kompaninë ‘Adidas’, por ‘Marca’ pretendon që marrëveshja e gjatë e klubit me kompaninë gjermane, që filloi në vitin 1998, do të përfundojë me skadimin e saj, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Cristiano Ronaldo mund të ishte në Juventus (Foto)

‘Under Armour’ është formuar në vitin 2006 dhe sponsorizon disa nga yjet më të mëdhenj të sportit, përfshirë Stephen Curry, Tom Brady, Jordan Spieth, Andy Murray dhe Michael Phelps. Ata së fundmi ka hyrë në tregun e futbollit dhe kanë qenë furnizues të fanellave skuadrës në Premierë Ligë, Tottenham Hotspur, që nga viti 2011.

Çdo marrëveshje e mundshme do ta bëjë Real Madridin klubin më të paguar në botë. Tarifa e marrëveshjes thuhet se do të prek shifrën prej 150 milionë euro.

Manchester United aktualisht mban titullin me marrëveshjen e fundit me kompaninë ‘Adidas’ që vlen 95 milionë euro./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme