Vendoset për fillimin e garave në hendboll

14:38 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Bordi i FHK-së në bazë të kompetencave të Statutit dhe Propozicioneve te garave të FHK-së është i obliguar që para fillimit të edicionit pranveror të merr vendim mbi fillimin e Kampionatit pranveror për edicionin vijues.

Bordi duke pasur parasysh kushtet atmosferike, pastaj mos përgatitjen e skuadrave me  kontrolle mjekësore, por edhe të dy Shoqatave (nuk i kanë organizuar ende Këshillimet vjetore) morri vendim që edicioni pranveror 2016/17 të nis më 25 shkurt te konkurrenca e Superligës së meshkujve dhe me 11 mars në Superligen e femrave.

Prandaj klubet duhet ti kryejnë të gjitha obligimet e duhura, sikur edhe SHGHHK dhe SHTHK  në mënyrë që rrjedha e edicionit  pranverorë  të ketë fillim të mbarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme