Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë vendim që të japë në shfrytëzim afatshkurtër pronat e paluajtshme të cilat janë në pronësi të komunës.
Kusari – Lila ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit të identifikimit dhe regjistrimit të pronave komunale, konkretisht dyqaneve, komuna e Gjakovës, për herë të parë pas 18 viteve, është e interesuar që të iniciojë një proces të rregullt ligjor për fillimin e procedurës për dhënien në shfrytëzim të 21 dyqaneve të Komunës së Gjakovës.
Sipas kryetares Kusari – Lila, nga numri i tërësishëm prej 59 dyqanesh të komunës së Gjakovës, në fazën e parë do jepen në shfrytëzim 21 prej tyre, për shkak se një pjesë tjetër e dyqaneve të komunës është e kontestuar nga individ të cilët kërkojnë t’ju njihet e drejta e pronësisë, një pjesë tjetër funksionojnë në objekte të përkohshme e që me plane urbanistike parashihet realizimi i projekteve të interesit te veçantë, ose janë dyqane që janë të pa funksionalizuar asnjëherë më pare.
Afati i dhënies në shfrytëzim i dyqaneve të Komunës është paraparë të jetë deri në 5 vjet, duke i dhënë të drejtën në mënyrë të barabartë të aplikojnë edhe shfrytëzuesit e sotëm të këtyre dyqaneve.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...