Gianni De Biasi mendon se tifozët e Interit po e teprojnë me ankesat e tyre pas sfidës së humbur kundër Juventusit.
Edhe pse e cilëson këtë skuadër si plotësisht në garë për vendin e tretë që të çon në Ligën e Kampioneve, ai mendon se ka ardhur koha që zikaltërit të lënë polemikat e të mos qaraviten.
“Reagimi është i ekzagjeruar. Po flasim për Rizzolin i cili është një gjyqtar para të cilit duhet të heqim kapelën. Sigurisht gabimet e gjyqtarëve mund të ndodhin, por nuk është ajo teori që gabimet ndodhin nga njëra anë dhe jo në tjetrën. Unë gabime të gjyqtarëve i kam vuajtur gjatë gjithë karrierës time dhe nuk kam qëndruar duke u qaravitur, por duke parë përpara. Ka gjëra më të rëndësishme sot sesa të merresh me gjëra të tilla”, tha për “Radio 24” De Biazi, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist ka veshur edhe fanellën e kësaj skuadre.
Ai nuk e fsheh se në fakt, skuadër që do të dëshironte të shihte në Ligën e Kampioneve, ishte ajo e një futbollisti shqiptar, Atalantan e Etrit Berishës. “Më pëlqen të mendoj se Atalanta mund të rezistojë deri në fund, do të ishte shumë e bukur, do të ishte ‘romantike’ të shkonte në Champions”, deklaroi trajneri i përfaqësueses.
Nga një përrallë e bukur si ajo e Atalantës, te një përrallë e bukur që po kthehet në makth, si ai i Leisterit të Ranierit. De Biasi nuk ngurron që në rastin e anglezëve të bëjë paralelizma me kombëtaren shqiptare, transmeton PanoramaSport.
“Me shumë mundësi kjo skuadër ka humbur karakteristikat e vitit të kaluar. Mendoj se kanë humbur përulësinë që i bëri të arrijnë diçka të jashtëzakonshme. Kjo është pengesa kryesore. Lojtarët nuk e kuptojnë por humbin pak nga pak diçka çdo ditë. Lojtarët do të të thonë që ‘unë stërvitem si vitin e kaluar, i bëj gjërat si vitin e kaluar’. Por mungon diçka brenda mendjes, ajo që i bën të mendojnë e të bëjnë gjërat pa parë se çfarë bëjnë të tjerët”.
“Janë situata të cilat unë i kam kaluar në fillimin e këtyre kualifikueseve me Shqipërinë. Fjalimi i parë që i bëra skuadrës ishte të harrojmë çfarë kemi bërë dhe ta fillojmë nga zero. Edhe pse e di që është më e lehtë ta thuash se ta bësh”.
Ai zbuloi në këtë intervistë edhe arsyen se pse vota e tij për “Topin e Artë” i kishte shkuar Bufon. “E votova dhe mendoj se isha ndër të paktët që e votova. E mendova si një homazh për Bufonin, për atë që ka bërë për Botërorin e fituar dhe karrierën e tij, e meriton një “Top të Artë” për këtë karrierë”, deklaroi De Biasi.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...