Ministrja Dhurata Hoxha gjatë ditës së sotme ka takuar Drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer.
Në takim u bisedua rreth të arriturave në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe reformave gjithëpërfshirëse që po bëhen sektorin e Sundimit të Ligjit.
Ministrja Hoxha e informoi z. Palmer për procesin e rishikimit funksional në sektorin e sundimit të ligjit që po bëhen për ngritjen e imazhit të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë këtu ngritjen e performancës së gjyqësorit, rritjen e transparencës së sistemit të drejtësisë, duke sforcuar kështu besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në tërësinë e tij.
Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer vlerësoi të arriturat në Kosovë duke shprehur përkrahjen e tij ndaj reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe ndaj përkushtimit të Kosovës për avancimin e mëtejmë të shtetit ligjor.
Z. Palmer po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për Kosovën dhe për rajonin.
Ndërkohë që edhe Ministrja Hoxha falënderoi z. Palmer për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj integruese drejt fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...