Google ADS

Veseli: GIZ ka ndihmuar në mënyrë permanente Kosovën

13:47 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës gjermane për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ.

Veseli tha pas takimit se GIZI ka ndihmuar në mënyrë permanente institucionet e Kosovës dhe në veçanti Kuvendin, shkruan arbresh.info.

“Jam falënderues për këto përkrahje veçanërisht nga një shtet mik si gjermania ku me paratë e taksapaguesve të tyre janë duke ndihmuar popullin e Kosovës. Përmes këtij projekti organizata GIZ do të ndihmoj dy komisionet, atë për Buxhet dhe për Financa Publike në mënyrë që të rritet transparenca dhe mbledhja e parasë publike si dhe shpenzimi i parasë publike të drejtohet nga barazia gjinore si dhe shënimi i pagesave për tatime të thjeshtësohet dhe të mbledhim taksat nga bizneset përmes evazionit fiskal”, tha ai.

Veseli tha se ky projekt do të zgjas tri vjet me rreth 7,8 milion euro për Kuvendin./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme