Dyshja kryesore e skuadrës gjermane do të mungojë në ndeshjen në Ligë të Kampionëve këtë mërkurë në “Allianz Arena”.
Bayern Munich do të jetë në mungesë të anësorit në formë, Frank Ribery, dhe mbrojtësit qendror, Jerome Boateng, për ndeshjen e xhiros së 16 në Ligë të Kampionëve kundër Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Sonte ndeshjet e para në Ligë të Kampionëve
“Bavarezët” kanë shpresuar që dyshja mund të rikthehen në kohë për ndeshjen e parë që zhvillohet në “Allianz Arena”. Megjithatë, duket se trajneri Carlo Ancelotti duhet të mendojë për lojën kundër gjigantit anglez pa dy yjet e lartëpërmendur.
Në dyshime vazhdon të jetë edhe Xavi Alonso, i cili është lënduar gjatë stërvitjeve të hënën./arbresh.info
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...