Vritet vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut

12:56 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Vëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un është vrarë në Malajzi njofton agjencia e lajmeve Yonhap, transmeton portali arbresh.info.

Kim Jong-nam ishte në arrati në Malajzi pas ekzekutimit të xhaxhait të tij Jang Song-thaek.

Djali më i madh i Kim Jong-il, i mbijetoi një tentimi për vrasje në Macau në kohën kur e vdekjes së babait më 2011.

Ai shihej si një pasardhës për të trashëguar pushtetin, por ra nga favorizimi pasi u arrestua duke tentuar të hynte në Japoni me një pasaportë të falsifikuar së bashku me dy gra he një fëmijë.

Ai kishte thënë se donte të vizitonte Disneyland./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme