Google ADS

Keni: Arrestohen shtatë mjekë, nuk ia dolën të ndalnin grevën e spitaleve

13:57 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Shtatë mjekë janë arrestuar dhe u është dhënë dënim më një muaj burg për shkak se nuk mundën ta ndalnin grevën dy mujore të spitaleve në Keni.

Gjykatësja Hellen Wasilawa tha se nuk mund të zvarritet më shumë vendimi dhe se fajtorët duhet të kryejnë obligimin e tyre, transmeton arbresh.info.

Të paktën 5,000 mjekë janë në greva për pagesa më të mira dhe protesta në gjithë shtetin.

Mjekët dëshirojnë që  qeveria të zbatojë rritjen e pagave për të cilën kanë rënë dakord në vitin 2013.

Kjo marrëveshje do të rrisë pagat e tyre për 180%./Arbresh.info  

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme