Google ADS

Kushtetuesja e Shqipërisë rrëzon padinë e Unionit të Gjyqtarëve për vetting-un

11:57 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri hodhi poshtë padinë e Unionit të Gjyqtarëve që kërkonte rrëzimin e ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting-un).

Gjykata e vlerësoi ligjin në përputhje me Kushtetutën.

Me rrëzimin e kësaj kërkese nuk ekziston më asnjë pengesë për zbatimin e ligjit, i cili ishte ankimuar më pare dhe nga Partia Demokratike e opozitës, ankim që u rrëzua më 22 dhjetor nga Kushtetuesja.

Në argumentimin e Kushtetueses thuhet midis të tjerash se çështja është e njëjtë me atë të PD, për të cilën gjykata u shpreh njëherë.

Në mars pritet të nisë kontrolli i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, me ngritjen e organeve të reja të vetting-ut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme