Berisha: Qeveria dhe MSh-ja kanë dështuar

11:40 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, duke folur për ligjin për sigurimet shëndetësore, ka thënë se mbledhja e premiumeve duhet të bëhet krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe jo disa muaj më herët siç po mendohet.

Berisha ka thënë se qeveria aktuale ka premtuar se qysh në vitin e parë do të fillojnë me implementimin e këtij ligji por po hymë në vitin e katër dhe ende ky proces nuk ka filluar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme