Baxhaku: Jemi kundër politizimit të çështjes së Fondit për sigurime shëndetësore

11:27 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në emër të Lidhjes Demokratike e Kosovës deputeti Hatim Baxhaku tha se LDK e vlerëson angazhimin e Qeverisë dhe punën që po bën drejt funksionalizimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas Baxhakut LDK është e pakënaqur me gjendjen aktuale në shëndetësi por është kundër politizimit të kësaj çështje për nevoja elektorale që kanë për qëllim që të krijojnë huti tek qytetarët

“Ne besojmë se kjo interpelancë do të jetë produktive dhe ftoj deputetët që diskutimet t’i fokusojnë në këtë drejtim në funksionalizimit të ligjit për sigurime të shëndetësore. Nëse i përmbahemi këtij parimi besojmë se kjo seancë do të ketë rezultate”, tha Baxhaku.

Sipas tij LDK themelimin e Fondit për Sigurime shëndetësore e sheh si  domosdoshmëri për përmirësimin e shëndetësisë në vend.

Ndërsa u shpreh i pakënaqur me vonesat me implementimin e ligjit dhe funksionalizimin e fondit por beson se në këtë vit do të përfundojë ky proces.

Baxhaku tha se në këtë proces kërkohet një bashkëpunim i të gjitha institucioneve në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme