Google ADS

Britania nuk ka gjasa të prezantojë Nenin 50 në samitin e BE-së në mars

11:41 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri britanik i Brexit-it, David Davis, ka thënë se nuk ka gjasa që Neni 50 të paraqitet gjatë samitit të BE-së që mbahet në mars.

Në një konferencë për mediat në Stockholm ai ka thënë se qeveria është në rrugë të duhur me punimet por se Neni 50 nuk do të përgatitet për datat e samitit, transmeton arbresh.info.

“Datat 9 ose 10 nuk janë data që përputhen me orarin tonë. Ne kemi thënë se një gjë e tillë do të bëhet gati për më vonë gjatë muajit ose në fund të muajit mars”, tha ai.

“Besoj se do ta përfundojmë para datës së orarit por jo para datës së samitit”, përfundoi Davis./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme