Ndërsa pritet që parlamenti të zgjedhë Presidentin e ri në harkun kohor 28 mars deri më 2 maj në pesë raunde, mazhoranca kanë nisur të hedhë në mendje dhe në letër se cilët mund të jenë kandidatura për të qenë presidenti i radhës.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, për të bërë analizën e punës 4-vjeçare të punës së tij, ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, duke treguar siguri, deklaroi se nuk ka asnjë shans që kandidati të jetë një emër i dalë nga Partia Demokratike.
“Nuk mund të them ende se cilët do jenë kandidatët, por jam i sigurt se vetëm nga PD nuk mund ta dalë presidenti që do të zgjidhet së shpejti”, duke shuar zërat e një kompromisi me kundërshtarët politikë.
Çuçi shtoi më tej se PS nuk mund të lejojë që ky president të zgjidhet si figurë e dalë nga PD, duke i shtuar kësaj edhe faktin se këtë shans nuk e ka as presidenti aktual Buajr Nishani për të marrë një mandat të dytë.
“Kurrsesi Nishani nuk mund të jetë president në një mandat të dytë”, tha Çuçi.
Në historinë e shtetit shqiptar, nga Ahmet Zogu te Bujar Nishani janë 9 presidentë. Ndërkohë që pas rrëzimit të sistemit komunist e deri më sot, nga 6 të zgjedhur, 4 prej tyre kanë ardhur si kandidatura nga e djathta (Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani) dhe vetëm 2 janë presidentë kanë qenë kandidatura të së majtës (Ramiz Alia, Rexhep Meidani).
Ndërkohë, presidenti i 10-të që pritet të zgjidhet, ka shumë gjasa të jetë një figurë e dalë nga e majta.
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova