Konferencë për të drejtat e njeriut të personave me nevoja të veçanta

09:04 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Konferencë për të drejtat e njeriut të personave me nevoja të veçanta dhe mënyrat për realizimin e mundësive të barabarta do të mbahet sot në Shkup në organizim të lëvizjes kundër handikapit ‘Polio Plus’.

Me konferencën fillon zbatimi i projektit ‘Pilot aksioni për qasje ndaj të drejtave të punës së personave me nevoja të veçanta’, që e realizojnë partner organizatat shoqata LINK nga BeH-ja dhe Polio Plus nga Maqedonia, njofton AIM.

Në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe MPPS dhe nga delegacioni i BE-së në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme