Policia e Gjirokastrës ka ndaluar pronarët e një magazine me kanabis që u zbulua në mars të vitit 2016 në lagjen Zinxhira. Ata ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Të ndaluarit janë: Hodo Veizi, 47 vjeç, banues në fshatin Kodër – Kardhiq, Gjirokastër. Taulant Veizi, 40 vjeç, banues në fshatin Zenelaj , Gjirokastër.
Sipas Policisë, ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër më datë 11 nëntor 2016 ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Taulant Veizin si dhe për Hodo Veizin sepse në 10 mars 2016, në zonën Industriale, lagja “Zinxhira”, Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, pronë e cila disponohej nga këta dy shtetas, u gjetën 28 thasë me kanabis.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...