Dhe ata jetuan të lumtur derisa vdekja i ndau ose derisa gjetën një partner tjetër. Betimet e martesës kanë ndryshuar duke u dhënë hapësirë legjendave e shakave të reja urbane rreth martesës.
Shumica e njerëzve e mendojnë martesën si një nga hapat më të rëndësishëm që një çift mund të ndërmarrë. Dita e martesës shënon një lidhje të veçantë mes dy njerëzve, është dita kur ata i premtojnë njëri-tjetrit se do ta kalojnë gjithë jetën bashkë.
Por rrënjët e martesës nuk kanë të bëjnë fare me pjesën romantike, por me shmangien e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Sipas një studimi të ri të bërë nga Universiteti Waterloo në Kanada, monogamia u zhvillua si një mekanizëm mbrojtës për të shmangur sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST).
Shkencëtarët mendojnë se monogamia i ka rrënjët tek fermerët, pas “fjetjes gjithandej” duke qenë një normë mes tyre dhe që u bë rrezik për shkak të përhapjes së herpesit gjenital dhe sëmundjeve të tjera. Kështu u formua edhe institucioni i martesës.
Ky studim tregon se si ngjarjet në sistemin natyror, si përhapja e sëmundjeve ngjitëse, mund të influencojnë zhvillimin e normave sociale.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...