Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Ai normalizon temperaturën në trup, ndihmon procesin e tretjes dhe eleminon toksinat e dëmshme nga trupi. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ujë, ju mund të rrezikoheni nga sëmundje të ndryshme, si alergjitë, astma, infeksionet e traktit urinar, mund të keni rritje të nivelit të kolesterolit etj.
Këta janë 4 shenjat që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë
Jeni të uritur: Uria mund të vijë ndonjëherë edhe për shkak të mos konsumimit të ujit. Trupi shpesh ngatërron urinë me etjen, prandaj duhet të pini një gotë ujë para çdo vakti.
Keni dhimbje koke: Një ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës është edhe dehidratimi. Ju mund të kuptoni nëse dhimbja e kokës vjen si pasojë e mungesës së ujit, nëse dhimbja fillon të përkeqësohet kur jeni duke lëvizur shpejt ose kur përkuleni poshtë.
Nuk urinoni aq sa duhet: Nëse e mbani trupin të hidratuar, ju duhet të urinoni të paktën 6 herë në ditë. Nëse urinoni më pak se 3 herë, do të thotë se nuk po pini mjaftueshëm ujë. Ngjyra e urinës gjithashtu tregon nëse po pini ujë mjaftueshëm. Nëse urina është e pastër, trupi është i hidratuar. Nëse urina ka ngjyrë më të errët, tregon se trupi ka nevojë për më shumë ujë.
Keni tharje të gojës: Nëse keni gojë të thatë do të thotë se nuk keni konsumuar mjaftueshëm ujë. Duke mos konsumuar mjaftueshëm ujë, ju thahet pështyma, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e gojës. Mungesa e pështymës në gojë çon edhe në shkatërrimin e dhëmbëve.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...