Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017 – 2027, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, është dokumenti kryesor i vizionit e misionit të Kosovës në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e gjithë trashëgimisë kulturore të saj
Republika e Kosovës ka një trashëgimi të larmishme kulturore që nga koha e Vinçës, Dardanisë antike e deri te ato të shekullit 21, shkruan KultPlus. Trashëgimia kulturore e Kosovës është vlerë trashëgimore e Kosovës, e popullit të saj, që shpreh të kaluarën dhe shtresimet kulturore të Kosovës.
Strategjia do të jetë dokumenti themelor për përmbushjen e obligimeve ligjore por edhe mundësi e mirë që trashëgimia kulturore të identifikohet, njihet e prezantohet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për mbarë botën. Strategjia identifikon synimet, qëllimet dhe aktivitetet konkrete që duhet të ndërmerren nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe është e para strategji afatgjate për trashëgiminë kulturore.
Kjo strategji është busulla kryesore e orientimit të politikave kulturore të trashëgimisë kulturore të Kosovës në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Shpresojmë që ajo të jetë edhe inspirim për qytetarët e Kosovës dhe gjithë të tjerët që ta mbrojnë e ruajnë trashëgiminë kulturore të Kosovës sepse ajo i përket jo vetëm popullit të Kosovës por edhe njerëzimit mbarë.
Strategjia ka edhe një Plan Veprimi me objektiva, aktivitete e indikatorë të përcaktuar qartë. Për hartimin e kësaj strategjie janë konsultuar një grup i madh profesionistësh nga fusha e trashëgimisë brenda institucioneve shtetërore dhe publike dhe profesionistë nga shoqëria civile, fusha akademike, institucionet religjioze dhe profesionistë ndërkombëtare.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet