Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule thotë se Rama u ndikua nga një faktor i tretë për anulimin e marrëveshjes së detit me Greqinë. Këtë hipotezë e ka hedhur i pari Berisha në sallën e Kuvendit dhe Dule e mëbshtet.
Në intervistën për Sokol Ballën, Dule rendit fillimisht disa fakte.
“Vazhdoj t’i qëndroj mendimit se ankimimi i asaj marrëveshjeje nga zoti Rama, që erdhi me një kohë vonesë, të mos harrojmë se marrëveshja u nënshkrua në prill të 2009, u miratua në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nuk e di se për çfarë arsyesh nuk u diskutua në komisionet e tjera parlamentare, siç parashikon ligji dhe më pas në seancë plenare. Zoti Rama u kujtua për marrëveshjen e detit në muajin shtator, pasi kishte humbur zgjedhjet, pasi nuk kishte reaguar në Komisionin e Sigurisë, ku PS e votoi atë dhe e përdori këtë çështje si një kartë në kuadër të bojkotit të Parlamentit dhe të politikës opozitare më gjerë” – tha Dule duke nënvizuar: “Besoj se pala e tretë ka qenë e pranishme në frymëzimin…”
E Turqisë, e Erdoganit?
“Në frymëzimin. Kjo del me rregullin e treshit. Në të gjithë rajonin, më gjerë, se politika jonë e jashtme është bërë pak dritëshkurtër me zotin Rama, nuk sheh pak më gjerë dhe nuk i sheh nga kendvështrimi rajonal zhvillimet. I vetmi vend, duke filluar nga Italia, Greqia, Libia, Egjipti, Izraeli, Libani, Siria dhe Turqia, se këto vende ndajnë pellgun e Mesdheut lindor. I vetmi shtet që ka probleme është Turqia. Është i vetmi shtet që marrëveshjen nuk e ka pranuar për interesat e veta. Për mua marrëveshja është ideale në shërbimin më të mirë të interesave të dy vendeve dhe nëse zoti Rama nuk do të ishte bërë pengesë, sot do të shihnim përfitimet e dy palëve në shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe këtu të kaloj në një përfundim që është i vazhdueshëm; zoti Rama nuk ngurron të bëjë një gabim fatal që të integrojë në kuadrin e politikës së tij, qoftë si mazhorancë, qoftë si opozitë në ballafaqimin e përditshëm partiak në vend, të përfshijë politikën e jashtme. Është shërbimi më i keq i mundshëm që mund t’i bëhet interesave të një vendi” – thotë kreu i PBDNJ-së.
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...