Google ADS

Vangjel Dule rrëfen pse u prish me Ramën dhe ofertat e Berishës

00:29 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

I ftuar në Top Story Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së ka rrëfyer pse i prishi marrëdhëniet me kryeministrin Rama.

 

“Pati dy periudha, periudha e parë ku ky bashkëpunim ishte shumë pozitiv dhe pastaj nisi periudha e dytë ku të gjitha këto u kthyen në kah të kundërt. Ishim kaq luajal ndaj këtyre parimeve saqë pas 2009, PBDNJ me një mandat që kishte në Parlament mund të përcaktonte shumicën. PD kishte 70 mandate dhe me votën e PBDNJ mund të krijonte shumicën e domosdoshme parlamentare. Përse nuk e bëmë këtë? Nuk e bëmë për të qenë seriozë me veten dhe të besueshëm për njerëzit që na votuan. Rrjedha do të ishte shumë më ndryshe për PBDNJ nëse do të kishte bërë këtë lëvizje atëherë, por do të ishin bërë edhe disa lëvizje përcaktuese” –tha Dule duke treguar edhe ofertat e Berishës në vitin 2009.

 

“Ato ishin bërë publike. Në mënyrë të përsëritur në konferenca shtypi Berisha e drejtoi ftesën e hapur, por në të njëjtën kohë edhe në mënyrë konfidenciale u bisedua që PBDNJ, por me shumë dashamirësi dhe korrektësi e refuzuam për t’u qëndruar atyre parimeve, pavarësisht se mund të cënohen interesat tona të ngushta në një periudhë. Në një kohë që të rrallë forca politike do të mbanin një qëndrim të tillë, në vendin tonë, kjo asnjëherë nuk u vlerësua nga ana e PS dhe në rastin më të parë që u ndje në pozita superiore braktisi ato vlera dhe filloi dëbimin e PBDNJ, që ishte një proces, derisa ky plotësua edhe me lëvizjet e fundit të përfaqësuesve të fundit të PBDNJ që ishin në disa pozicione zyrtare.

 

“Politika ka moralin e vet dhe duke thënë se politika nuk ka moral, kjo është ajo që e ka çuar politikën shqiptare në zhvlerësimin që po përjetojmë. Nuk ishte dorëheqja ime nga posti i nënkryetarit që nisi këtë proces që përshkrova pak më parë. Para zhvillimit të zgjedhjeve të 2013, për një vëzhgues të kujdesshëm, konstatimi se PBDNJ ishte distancuar dhe kjo kishte nisur që në 2011, jo nga PS sesa nga zoti Rama.” – tha Dule.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme