Komisioni Europian tha të hënën se paqartësitë mbi politikat amerikane, “Brexiti dhe zgjedhjet në Gjermani e Francë, do të lënë gjurmën e tyre në ekonominë e Eurozonës këtë vit.
Rritja ekonomike e parashikuar e Eurozonës, pritet të humbasë pak shpejtësi këtë vit, për t’u ringritur sërish në 2018. Komisioni parashikon ndërkohë një rënie të ndjeshme të rritjes ekonomike jashtë Eurozonës dhe në Britaninë e Madhe që së shpejti do të dalë nga blloku.
Komisioneri europian për Ekonominë dhe Financat, Pierre Moscovici, tha se BE është përballë sfidave të brendshme dhe të jashtme, si tensionet gjeopolitike dhe sulmet terroriste.
“Kombinimi i një politike ekspansioniste në SHBA dhe politika më shtrënguese monetare, mund të çojnë në rritjen e shkallës sonë të interesit dhe kursit të këmbimit të dollarit, çka mund të ketë pasoja negative në disa ekonomi në rritje”, tha Pierre Moscovici, Komisioner i BE-së për ekonominë dhe financat.
Sipas tij, ekonomia britanike do të përgjysmojë rritjen e saj në 2018 pasi vendi do të paguajë një kosto të lartë për pasigurinë që rrethon bisedimet për “Bexit”-in.
Rritja në 19 vendet që përdorin euron, do të ngadalësohet deri në 1.6 përqind këtë vit nga 1.7 për qind që ishte në 2016. Por do të rifitojë shpejtësi në 2018 kur GDP e bllokut do të rritet me 1.8 përqind.
Ndërkohë që qëllimet që ende duhen sqaruar të presidentit amerikan Donald Trump, në fusha kyçe politike, konsiderohen si shkak kryesor i pasigurisë së ekonomisë të bllokut.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së