Për të parën herë, qeveria greke po thyen akullin dhe po hap rrugën për ndërtimin e një xhamie në Athinë, një projekt shumë i polemizuar ky që është pritur me kundërshti nga shumë grupe, përfshirë edhe partnerë të koalicionit qeveritar.
Komuniteti mysliman në Greqi, prej rreth 500 mijë pjesëtarësh, ka lobuar për vite të tëra, duke thënë se vendi i shenjtë i tyre nevojitet edhe për gjeneratat e ardhshme. Aktualisht, myslimanët në Greqi, falen në xhami të improvizuara, shumë prej të cilave në bodrume të errëta dhe të ftohta.
Qyteti nuk ka pasur një xhami që prej daljes nga pushtimi otoman në 1833. Plani për një xhami në Athinë daton që nga 1890, por akte të përsëritura të parlamentit ndër vite, nuk kanë lejuar asnjëherë nisjen e ndërtimit.
Edhe vendi i ndërtimit, është ndryshuar disa herë, për shkak të kundërshtive të banorëve dhe tani, është vendosur që vendi kult të ndërtohet në një bazë të braktisur detare, në një zonë kryesisht industriale. Buxheti është reduktuar në 887 mijë euro, kjo edhe për shkak të krizës financiare, ndërkohë që ndërtesa do të jetë dy katëshe, do të mund të presë 350 persona, por nuk do të ketë një minare. Planifikohet që ajo të jetë gati, në prill.
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank