Benjamin Natanjahu nuk mbështet më shtetësinë palestineze, tha një zyrtar i lartë i kabinetit qeveritar izraelit, ndërkohë që vetë kryeministri refuzoi të qartësonte pozicionin e tij, ndërsa u nis drejt Shteteve të Bashkuara, ku edhe do të takohet me presidentin Donald Trump.
Natanjahu kishte shprehur fillimisht mbështetje me kushte për një shtet palestinez që në 2009. Ai, publikisht asnjëherë nuk është distancuar nga ky pozicion, që sidoqoftë, sipas palestinezëve, ka qenë gjithnjë i pavlerë për shkak të zgjerimit të kolonive në tokat e okupuara. Në aeroportin e Tel Avivit, Natanjahu anashkaloi pyetjen nëse ai ende mbështeste të ashtuquajturën zgjidhje dy shtetëshe.
“Ejani me mua dhe do të dëgjoni përgjigje shumë të qarta”, tha ai.
Por, më herët, ministri i Sigurisë Publike, Gilad Erdan, kishte thënë se të gjithë pjesëtarët e kabinetit të sigurisë, e mbi të gjithë kryeministri, kundërshtojnë shtetin palestinez. Natanjahu do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, të mërkurën ndërkohë që nga ulja në detyrë e këtij të fundit, e deri më sot, kryeministri Izraeli ka miratuar ndërtimin e 6 mijë shtëpive të reja për kolonitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor, duke ndezur kundërshti të shumta ndërkombëtare, të cilave Shtëpia e Bardhë nuk i është bashkuar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...