Pas gati rreth dy dekadash betejë me drejtësinë shqiptare, grupi “Hakmarrja për Drejtësinë” ka përfituar pafajësi në Gjykatën e Apelit për Krimet të Rënda.
Kush është organizata në fjalë dhe cilat janë krimet për të cilën ajo akuzohet?
“Hakmarrja për drejtësi” e ka nisur veprimtarinë në vitin 1993 dhe ka vijuar deri në vitin 1996, më të cilën rëndojnë 17 krime, që nga grabitjet e deri tek vrasjet.
Me këtë vendim, të pandehurit Leart dhe Orik Shyti, Altin Arapi Dritan Hate, Gent Caka, Nikolin dhe Pasho Novruzaj,
17 krimet e “Hakmarrjes për drejtësi”
29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë
13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë
15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte
11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja
12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja, Eduard Trimi
13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.
14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja
20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë
21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie
03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja
12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten
15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprakë ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja
31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar
12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë
18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja
26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë
26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij.
Lista me krimet për të cilën akuzohet organizata është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...