Trudeau do të bisedojë për vlerat dhe vendet e punës me Donald Trump

17:01 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është zotuar se gjatë takimit më Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të flasë për vlerat kanadeze dhe për vendet e punës.

Udhëheqësi Liberal do të përpiqet  të nxisë lidhjet ekonomike dhe për të shmangur tensionet mbi çështje të tilla si emigracioni, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se të dy udhëheqësit do të diskutojnë me Ivanka Trump edhe për të drejtat e grave.

Trudeau tha se ai shpreson të gjejë gjuhë të përbashkët me homologun e tij./Arbresh.info

Të ngjashme