Çmimin mediatik “Fotoja e vitit” e mori fotografia e oficerit turk të policisë, që vrau më 19 dhjetor ambasadorin rus, Andrey Karlov.
Ajo ishte një pamje shpërthyese, e cila foli fort dhe qartë për forcën e urrejtjes në ditët tona, ka qenë argumenti i dhënë nga anëtarja e jurisë, Mary F. Calvert.
Kolegia e saj, Tanya Habjouqa mendon se paneli u tregua mjaft i guximshëm në zgjedhjen e tij.
“E dimë se vendimi ynë mund të ngjallë debate, – u shpreh ajo, – por them se duhet t’i kemi edhe të tilla diskutime”.
Karlov, i dërguari i Rusisë në Turqi që prej vitit 2013 ishte ftuar të mbante fjalën në çeljen e një ekspozite arti në kryeqytetin turk, kur u qëllua për vdekje nga Mevlut Mert Altintas.
Të gjithë u ulën në tokë sapo dëgjuan të shtënat, por fotografi i “Associated Press”, Burhan Ozbilici qëndroi në këmbë për të kryer punën e tij.
“Në situata të vështira, unë ruaj qetësinë”, ishte komenti i tij. “Kam përgjegjësinë të mbuloj ngjarjen, pavarësisht të gjithave”.
Fotot e Ozbilicit fituan mes 80 mijë të tjerave nga e gjithë bota. Çmimi i sjell atij, bashkë me nderimet, edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...