Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka shqyrtuar planin e punës së këtij komisioni për vitin 2017 në fushën e mjedisit, ku i ftuar ishte edhe ministri i MMPH-së, Ferat Shala.
Ndër objektivat legjislative të kësaj ministrie për vitin 2017 mbeten një numër i madh i projektligjeve për miratim në kuvend. Prej tyre janë tetë projektligje, ndër to ai për ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, së sipas kësaj Ministrie janë mbi 350 mijë objekte pa leje. Po ashtu edhe projektligji për mbrojtje nga ndotja e ajrit, dhe kjo sipas drejtuesve të MMPH do të jetë sipas direktivave evropiane. Mirëpo, ndër to është edhe projektligji për zhurmat, projektligj ky i cili është në sirtarë të Kuvendit që më shumë se një vit.
Kurse, anëtari i këtij Komisioni Adem Salihaj pati vërejtje për Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Bujqësisë, për fat të keq këto dy ministri për planin legjislativ nuk arrijnë të realizojnë as 20 për qind për vitet paraprake.
Sipas Salihajt Kosova ka probleme të mëdha shumë serioze për sa i përket ndotjes së ambientit, kjo sipas tij nga zona e Obiliqit të shkaktuar nga termocentralet.
Salihaj shtoi se edhe Prishtina këtë vit ishte e rrezikuar nga ndotja alarmante e ajrit. Anëtari tjetër Murat Hoxha pati vërejtje për dështimin e kësaj Ministrie MMPH për trajtimin e objekteve pa leje.
Për ndotjen e ajrit, ministri Shala theksoi se kanë hartuar planin e veprimit në pajtueshmëri me Qeverinë e Kosovës, ngase sipas tij për këtë fushë janë të involvuar disa sektorë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...