Një gjykatë në Pakistan ka ndaluar festimin publik të Ditës së Shën Valentinit në kryeqytet, Islamabad, me arsyetimin se nuk është pjesë e kulturës myslimane.
Gjykata Supreme e Islamabadit urdhëron ndalimin e festimeve të Ditës së Shën Valentinit në zyrat e qeverisë dhe hapësirat publike me efekt të menjëhershëm, transmeton portali arbresh.info.
Gjithashtu kërkohet nga mediat të mos nxisin apo mbulojnë ngjarjet e Shën Valentinit.
Urdhrat janë përgjigje e peticionit privat ku thuhet se Dita e Shën Valentinit është në kundërshtim me mësimet islamike.
Sipas gazetës Dawn, peticioni argumenton se festivali promovon imoralitet, lakuriqësi nën mbulesën e përhapjes së dashurisë.
Dita e Shën Valentinit është rritur në popullaritet në shumë qytete të Pakistanit gjatë dekadës së kaluar, por disa grupe fetare e kanë denoncuar si dekadente./Arbresh.info
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...