Ministri i Financave Avdullah Hoti, kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Safet Hoxha, si dhe kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri kanë promovuar sot në komunën e Pejës sistemin e E-prokurimit për nivelin komunal, e cila komunë është e para që ka filluar ta aplikojë këtë sistem.
Ministri Hoti bëri të ditur se “Pas shumë angazhimeve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ekspertëve të angazhuar në këtë projekt si dhe me ndihmën e partnerëve tanë zhvillimorë, nga janari i vitit 2017 ka filluar së zbatuari platforma elektronike për E-prokurim. Në kuadër të kësaj reforme e cila është në përputhje me objektivin kryesor të Ministrisë së Financave dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës që është rritja e transparencës dhe efikasitetit në shpenzimet publike, sot Komuna e Pejës ka filluar së zbatuari sistemin e E-prokurimit për nivelin komunal, kjo njëherit është edhe komuna e parë e cila fillon ta aplikoj këtë sistem”.
Kryetari i KRPP-së Safet Hoxha theksoi se sistemi i prokurimit elektronik ofron përgatitje dhe administrim të sigurt, efikas dhe transparent të të gjitha dokumenteve që lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesit.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...