Mediat italiane raportojnë se ka ndenjur më shumë se 10 orë për të dëshmuar në polici Dante Scrivano, ish-bashkëshorti i Elida Zero, shqiptares që plagosi me thikë djalin e saj dhe më pas u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen.
Ish-burri i shqiptares mësohet se ka treguar problemet që kishin së bashku, si dhe rastet kur ajo kishte thënë se do vriste veten dhe djalin.
“Nuk është ashtu si thonë mediat, unë nuk kam qenë aty në momentin e ngjarjes, por kisha zbritur poshtë të blija kafe dhe cigare, por nuk I kishim punët mirë. Ajo më merrte në telefon dhe më thoshte se do vras veten dhe djalin tonë, kështu nuk do na kesh më nëpër këmbë.” ka pohuar Dante Scrivano në dëshminë e tij.
Sipas mediave italiane Elida Zero vuante nga depresioni kronik dhe ndiqej nga një psikolog. Këtë fakt e përforcon edhe dëshmia e fqinjëve që e kishin dëgjuar tek thoshte se do hidhej. Gjithashtu ato pohojnë se ajo punonte edhe si prostitutë.
Ndërkohë gjendja e djalit të vogël mbetet e rëndë. Ai u është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale në mëlçi, mushkëri, shpretkë dhe në tendinat e gishtave, bëjnë me dije mjekët italianë.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...