Delawie: Komisioni mos të ketë përfshirje politike

11:07 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie ka thënë se nga ky komision pritet që të dalë e vërteta pa përfshirje politike.

“Kosova tashmë ka bërë disa hapa nga lufta e fundit. Qytetarët duhet të ndihen krenarë me hapat që i kanë marrë qeveritarët për drejtësinë”, raporton portali arbresh.info.

Ai ka thënë se duhet të bëhet më shumë për personat e pagjetur.

“Komisioni duhet ti përket popullit të Kosovës e mos të ketë përfshirje politike”, ka përfunduar Delawie./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme