Policia e Fierit ka ndaluar shtetasin Arjan Dimo, 43 vjeç, përgjegjësin e Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë si dhe ka proceduar penalisht Drejtori M.H, 47 vjeç dhe Q.T, 66 vjeç, punonjës i Parkut të Apolonisë.
Ata akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar gërmimet e kundërligjshme në Parkun e Apolonisë dhe vjedhjen e një sasie të konsiderueshme të vlerave arkeologjike.
Nga Sektori per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të Operacionit Policor “Apollonia”, u ndalua përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë Fier, shtetasi: – Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit: -M.H, 47 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori” Tiranë.(Me detyrë Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier). – Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier.(Punonjës në Parkun Arkeologjik të Apolonisë Fier).
Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marrin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundërligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashëgimisë kulturore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës