Vuante nga alopecia, ja si ia doli të shërohej (Foto)

10:35 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një vajzë, 25 vjeçare nga Surrey, vuante nga alopecia dhe si shërim gjeti udhëtimin nëpër botë dhe dorëheqjen nga puna.

Pas një vjedhjeje që kishte ndodhur në shtëpinë e saj, Vikki Webb kishte pësuar tronditje të mëdha duke e bërë që të vuante nga stresi, gjë që më vonë shkaktoi edhe alopecinë (humbjen e flokëve), transmeton arbresh.info.

Edhe pse kishte provuar steroidet, mjekim ky i preferuar nga mjekët, ajo nuk kishte parë ndonjë ndryshim.

Kjo gjendje ishte shumë e vështirë për të sepse të gjithë e shikonin dhe i bënin pyetje duke e bërë të ndihet shumë në siklet.

Ajo vendosi të japë dorëheqje nga puna që e stresonte dhe të nisej në një udhëtim në tërë botën.

Rezultatet që i pa ishin të pa besueshme.

“Kur vendosa të bëja një jetë pa stres, atëherë e pashë se sa shumë isha duke vuajtur”, kishte thënë Vikki, duke shtuar se “për tri vjet të tëra nuk kam pasur flokë më shumë se tani, madje edhe qepallat kanë filluar të më dalin”./Arbresh.info

Ja ndryshimi i saj ndër vite:

Periudha kur kishin filluar t’i binin flokët

12

19

Fotografi gjatë kohës kur vuante nga alopecia

14

21

15

16

Pas përdorimit të steroideve

17

Pasi që kishte lënë punën dhe kishte filluar udhëtimin

18

20

Me motrën e saj gjatë vizitës në Tailandë

13

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme