Një 16 vjeçar është shpallur hero pasi që kishte shpëtuar një fëmijë nga një veturë që i ishte vënë flaka në protestat në periferi të Parisit.
Protestat shpërthyen pas përdhunimit të një personi me ngjyrë nga policia franceze, transmeton arbresh.info.
Protestuesit janë mbledhur edhe në periferinë veriore afër Aulnay-sous-Bois, për të ngritur zërin e tyre për ngjarjen e fundit.
Emmanuel Toula, kishte dalë në protesta për herë të parë gjatë të cilave kishte parë një turmë djemsh tek i vinin flakën një koshi mbeturinash afër një veture.
“Një grua e tmerruar doli nga vetura së bashku me djalin e saj, në atë moment u afrova dhe pashë një vajzë të vogël brenda. Ajo ishte e traumatizuar dhe nuk munda ta lë brenda ngase edhe unë kam motra dhe vëllezër”, tha i riu Toula.
Teksa të rinjtë po mundoheshin ta digjnin veturën, në frikë të madhe Emmanuel kishte shpëtuar vajzën, kurse për t’i bërë punën edhe më të vështirë, kur ishte duke vrapuar me fëmijën në krah, policia kishte filluar të hidhëte gaz lotsjellës.
Më vonë tinejxheri kishte lënë vajzën policisë./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...