Regjisori britanik Danny Boyle, fitues i çmimit Oscar në kinematografi, beson se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe se, nëse bashkëkombësit e tij do të lejoheshin të votonin sërish, ata do të shpreheshin kundër daljes së vendit nga blloku evropian.
“Mendoj se njerëzit kanë nisur të kuptojnë se çfarë hapi i madh është bërë,” u shpreh regjisori i filmit “Slumdog Millionaire” për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
“Besoj se nëse do të mund të votonin sërish, atëherë britanikët do të kërkonin të mbeteshin pjesë e BE-së,” tha ai.
Boyle i bëri këto komente gjatë Festivalit të Filmit në Berlin, ku u shfaq vazhdimi i njërit prej filmave të tij më të arrirë, “Trainspotting”, 20 vjet pas transmetimit të versionit origjinal të këtij realizimi.
Ai beson se me mbajtjen e referendumit për daljen nga BE-ja qershorin e kaluar, klasa politike e Britanisë së Madhe e kishte tradhtuar vendin, pasi politikanët nuk u shpjeguan njerëzve se sa e dobishme është Evropa.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...