Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama, theksoi se “vendosmëria për ta prishur murin në Mitrovicë nuk është thjeshtë çështje e një veprimi fizik, por domethënie shumë e madhe e vendosmërisë për të dëshmuar forcën e legjitimitetit dhe të autoritetit të institucioneve të Kosovës në të gjithë hapësirën e shtetit”.
Gjatë një takimi me kryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme të Kosovës, Elmi Reçica, deputeti Rama tha se e ka ndjekur me shqetësim situatën e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet e tendosura me Serbinë, ndërsa evidentoi maturinë politike dhe qetësinë me të cilat janë menaxhuar këto situata nga institucionet kosovare.
Luan Rama nënvizoi gjithashtu se pavarësisht faktit që përfaqësojmë dy parlamente të dy shteteve, ne asnjë herë nuk duhet të harrojmë se jemi deputete të të njëjtit komb dhe mbi çdo gjë kemi të përbashkët historinë, gjuhën dhe flamurin kombëtar, ndaj të cilëve detyrimet janë të njëjta e të përbashkëta.
Gjithashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së tha se kemi shumë hapësira për të ushtruar së bashku jo thjesht diplomacinë parlamentare, por bashkëveprimin ndërparlamentar midis nesh. Luan Rama nënvizoi nevojën për të konkretizuar bashkëpunimin edhe në nivele komisionesh parlamentare, duke bërë një axhendë veprimi të përbashkët. Deputetët e Shqipërisë dhe Kosovës vlerësuan se ndalimi i papërligjur i Haradinajt është një përpjekje e djallëzuar për të goditur luftën e lavdishme të UÇK-së dhe gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës, prandaj lirimi i tij i menjëhershëm dhe kthimi në Kosovë janë e vetmja zgjidhje.
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...