Vaji i ullirit është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave ushqyese dhe dobive që mbart. Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë mënjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin.
Ju mund të përdorni vajin e ullirit për sallatë, ose mund të gatuani gjëra të ndryshme me të, por të merrni një lugë çaji çdo mëngjes është e gjitha që ju duhet për të parandaluar sëmundjet më të zakonshme kronike, kancerin dhe sëmundjen Alzheimer.
Hipokampus është një pjesë e trurit e cila kontrollon formimin, organizimin dhe ruajtjen e kujtimeve. Kjo është pjesa e parë që preket nga simptomat e sëmundjes Alzheimer. Vaji i ullirit (bio) eliminon proteinat toksike duke parandaluar kështu të gjitha problemet me kujtesën.
Shumë studime kanë vërtetuar se vaji i ullirit po e ngadalëson rritjen e tumoreve dhe kancerin e gjirit. Jo vetëm që po ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit, por ai gjithashtu mund të mbrojë ADN-në nga dëmi i shkaktuar nga qelizat e kancerit.
Vaji i ullirit parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe sjell përfitime të tjera shëndetësore si:
Mbron shëndetin e zemrës: sipas studimeve thuhet se vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%. Për shkak të polipenolit që përmban, ai normalizon nivelet e kolesterolit në trup. Përmirëson sistemin imunitar: vaji i ullirit përmban antioksidantë që e mbajnë sistemin imunitar të sigurt nga infeksionet.
Ndihmon në rënie peshe: vaji i ullirit përmban yndyra të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...