Arrestimi i hakerëve vazhdon të rritet nga viti në vit. Arrestime të shumta të hakerëve pati edhe në vitin 2016, ndërsa sipas uebfaqes “themerkle”, arrestimi më i madh i një hakeri në vitin 2016 ishte ai i shqiptarit Ardit Ferizi.
Ferizi ishte arrestuar më 28 janar të 2016-ës nën akuzën për bashkëpunim me Shtetin Islamik dhe ishte ekstraduar në Amerikë. Ai në muajin shtator u dënua me 20 vjet burgim, për vjedhje të të dhënave personale të mbi 1,000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe kalimin e tyre te militantët e Shtetit Islamik.
“Nuk është befasi të mësoni se disa hakerë kanë simpati për ISIL dhe organizata tjera terroriste. Një haker i lidhur me ISIL ishte arrestuar në janar të 2016-s dhe ishte ekstraduar në SHBA, ku u përball me disa akuza”, thuhet në përshkrimin e Ferizit nga kjo uebfaqe.
Ferizi, gjatë vitit 2015, ka depërtuar në të dhënat e një kompanie private dhe ka siguruar emrat, fjalëkalimet e emaileve dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarëve dhe zyrtarëve amerikanë.
Shteti Islamik më pas i ka publikuar këto të dhëna në Twitter, së bashku me kërcënime kundër ushtarëve.Në top pesëshe për arrestimet e hakerëve hyjnë edhe dy hakerë të Instagramit, një haker që sulmoi faqen e zgjedhjeve në Filipine, një nigerian dhe një haker që provoi të shiste informata të një kompanie që po hetohej nga FBI-ja.
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?