Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, thotë se kryeministri Isa Mustafa nuk i sheh deputetet si përfaqësues të qytetarëve, por vetëm si numra.
Përmes një statusi në Facebook ai tregon rastet kur Mustafa i ka quajtur ata “numra”, duke përmendur edhe rastet kur të njëjtit nuk i quan numra kur ata nuk pajtohen me të.
Ja postimi i tij:
Numra apo deputet që përfaqësojnë dikë dhe diçka?!
Sa herë që opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, menjëherë, pa u menduar fare thotë se nuk japin dorëheqje, pse duhet thotë të japim dorëheqje, numrat i kemi me bollëk! Madje, nuk ngurron fare të japë edhe leksione demokratike, duke thënë: “Kështu funksionon demokracia” “Kush i ka numrat i merr vendimet”. Numrat pra, a keni vënë re, ka kohë që eksponentët e koalicionit qeverisës, deputetëve iu referohen jo më si deputet të cilët përfaqësojnë dikë dhe diçka, por vetëm si numra.
Meqë deputetët i sheh vetëm si numra, ky nuk mund të pajtohet me faktin se ja tani për këtë çështje numrat nuk i ka. Pra, kur të njëjtët “numra”, e mbajnë qeverinë në pushtet, janë të mirë dhe vendimi i tyre është i drejtë dhe i vlefshëm, prandaj opozitës nuk i mbetet gjë tjetër pos të pranojë vendimin e shumicës së numrave.
Por, e njëjta gjë nuk vlen kur “Numrat”, pra deputetët, nuk pajtohen me “lartmadhërinë” e tij, kryeministrin e shumicës së “Numrave” në parlament. Kur “numrat” nuk i ka në shumicë në anën e tij, ai bëhet nervoz dhe nuk ngurron që edhe t’i akuzojë të gjithë ata deputet që nuk mendojnë sikur ai, se po e dëmtuakan Kosovën. Kur bëhet fjalë për respektimin e vendimit të shumicës, kryeministri ka dy standarde, një standard kur i pëlqen vendimi i shumicës dhe një tjetër kur nuk i pëlqen. Tani, meqë vendimi i shumicës së deputetëve është kundër versionit të tij për demarkacionin, ai ka vendosur të mos e respektojë. Në demokraci, qeveria është punëmarrësi ndërsa parlamenti punëdhënësi. Por Isa Mustafa si punëmarrës që është, nuk po e respekton vendimin e punëdhënësit të tij dhe po kërkon ta detyrojë parlamentin të veprojë sipas dëshirës së tij. Duke mos e respektuar vendimin e shumicës, pse nuk po pranon ta ratifikojë versionin e marrëveshjes për demarkacion, qeveria për një vit e ka bllokuar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimeve euroatlantike. Kjo ndryshe quhet PUÇ i qeverisë mbi parlamentin. Kjo qeveri ka dy alternativa, ose të pranojë faktin që shumica e deputetëve nuk e votojnë këtë version të marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, ose të heqë dorë së përfaqësuari këtë shumicë që nuk ia voton projektet e tij dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja përmes së cilave do të krijohej një shumicë parlamentare e cila qeverisë së saj ia miraton projektet!
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...