Google ADS

LSDM: Proceset politike nuk varen nga Gruevski

22:18 | 12 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Në një reagim të LSDM-së lidhur me intervistën e fundit të Nikolla Gruevskit është theksuar se proceset politike në Maqedoni tashmë nuk varen nga Gruevski dhe strukturat kriminale të cilat tanimë 10 vite po e fundosin Maqedoninë, ndërsa vendet e rajonit ecin përpara.

Intervista e Gruevskit sipas LSDM-së është dëshmi se koha e tij ka përfunduar. Ai nuk ka ide, nuk ka vizione dhe nuk mundet t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe shtetit.

Ndërsa në politikën në Maqedoni tashmë nuk ka vend për politikanë që vjedhin dhe gënjejnë popullin e vet, u bëjnë dëm dhe padrejtësi qytetarëve, i keqpërdorin dallimet kulturore dhe etnike, i përçajnë mes vete dhe i largojnë nga bota për përfitime personale.

LSDM-ja ka theksuar se punon në vendosjen e prioriteteve për qytetarët dhe shtetin në pajtim me Kushtetutën, me qëllim të sigurimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe jetë cilësore për të gjithë, shkruan Alsat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme