Filmi kosovaro-anglez “Home” ka fituar çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.
“Home” ka fituar në kategorinë e filmit të shkurtër (“Best Short”) duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party.
Në filmin “Home” bëhet fjalë për një familje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për t’u gjendur në situatë të njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes.
Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua