Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00. Ndërkohë në ndryshime parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë.
Komisioni parlamentar i Knesseti-it izraelit ka kaluar ndryshimet në projektligjin i cili parashikon ndalimin e ezanit, duke e çuar këtë aktë për miratim në parlament.
Sipas një lajmi të gazetës, Yedioth Ahronoth, thuhet se komisioni ka përfunduar diskutimet për projektligjin i cili njihet si “ndalimi i ezanit”.
Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00. Ndërkohë në ndryshime parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë.
Ç’është ndalimi i thirrjes së ezanit?
Projektligji për ndalimin e ezanit me altoporlantë në xhami, me pretendimin se është një ndotje akustike, duhet të diskutohet në 3 seanca plenare të Knesset-it, në mënyrë që të kthehet në një ligj. Projektligji i cili ka tërhequr reagime të ashpërta nga bota arabe, është dërguar edhe më parë në Knesset, por nuk ka mundur të kalojë.
Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet nismën për miratimin e një projektligji që synon ndalimin e ezanit.
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...