Google ADS

Policia e Austrisë në kërkim të një personi që ngjan me Hitlerin

20:20 | 12 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një person që i përngjan Adolf Hitlerit është parë në qytetin austriak Braunau, ku edhe diktatori nazist ka lindur.

Policia ka lëshuar një urdhër arrest për personin në fjalë, duke e akuzuar për  ‘glorifikim publik të personalitetit të Hitlerit’, transmeton portali arbresh.info.

I riu i veshur si Hitleri, me flokë dhe me mustaqe të njejta si dikatori, është parë nga shumë banorë lokalë, shkruajnë mediat lokale.

Ai gjithashtu është parë edhe në libraritë e vendit, duke shfletuar literatutë të Luftës së Dytë Botërore, madje thuhet se në një lokal ai është prezentuar si  ‘Harald Hitler’.

Për mediat lokale policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se ‘janë në dijeni të rastit’ dhe se tashmë kanë lëshuar një urdhër arrest për të dyshuarin që ‘po ringjall ndjenjën e nazizmit’.

Incidenti vjen në mes të një mosmarrëveshje të vazhdueshme ligjore mbi vendlindjen e Hitlerit. Parlamenti autriak në dhjetor të vitit 2016 ka votuar për konfiskimin e shtëpisë së lindjes të diktatorit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme