Të paktën 18 civilë janë vrarë gjatë javës së kaluar nga sulmet ajrore të kryera nga forcar ndërkombëtare në Helmand të Afganistanit.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se avioni i tyre kanë kryer rreth 30 sulme ajrore në Helmand në javën e fundit, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke hetuar akuzat dhe duke punuar me zell për të përcaktuar nëse janë vrarë civilë”, tha Gjenerali Charles Clevend.
Misioni ushtarak i udhëhequr nga NATO ka vendosur qindra trupa në Helmand, në një përpjekje për të ndihmuar forcat afgane të sigurisë në luftën e tyre kundër kryengritësve talebanë.
Sipas një raporti të OKB-së, në sulmet ajrore në qarkun Sangin Helmand, janë vrarë më shumë se 18 civilë, shumica gra dhe fëmijë./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...