Ish -kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, përkrah ish presidentit serb, i njohur për gjenocidin e tij në Kosovë e Bosnjë Sllobodan Millosheviq.
Haradinaj shkruan se Ivica Daçiq, i ka fshehur krimet që ka kryer ai bashkë me paramilitarët tjerë serb, ndërkohë që të njëjtit po e akuzojnë atë për krime lufte.
Haradinaj, ka ritheksuar se lufta tij ka qenë për mbrojtjen e popullit dhe vendit të tij, derisa thotë se për këtë është përgjigjur edhe para Drejtësisë Ndërkombëtare.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon të qëndrojë në Francë, pas një ndalimi të autoriteteve atje me një flet-arrest të lëshuar nga Serbia në Interpol.
Gjykata në Colmar të Francës ka shtyrë për 2 mars vendimin për ekstradimin ose jo të Ramush Haradinajt në Serbi.
Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Ivica Daçiq i cili tha se Haradinaj është arrestuar si politikan por “si kriminel lufte”.
Lexoni të plotë reagimin e Haradinajt në Facebook:
Kur të vërsulet krimineli!
Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.
Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!
Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!
Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!
Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot!
Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!
Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!
RH
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...