Gjermani, emigranti sulmon seksualisht 60-vjeçaren

19:08 | 12 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një grua 60-vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia e saj në Jena, për të shkuar në punën e saj, rreth orës 6 të mëngjesit, ka hasur në një provokim të pakëndshëm.

Ajo është ngacmuar seksualisht nga një emigrant rreth 20-vjeçar, i cili një gjermanishtë ‘të dobët’ e ka fyer dhe e ka sulmuar atë në rrugë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raportit policor, ai e ka tërhequr gruan në një rrugë të mbushur me pemë, mes Am Steiger Street dhe Philosophenëeg Street, ku e kishte kryer sulmin brutal.

Megjithatë, ngjarja është bërë edhe më rëndë pasi gruaja e cila arriti të largohej nga dhunuesi, për pak sa nuk u godit nga një makinë që ecte në të kuqen.

Shoferi i makinës, edhe pse e lëndoi gruan, nuk u ndal për ta ndihmuar.

Policia tashmë ka nisur një hetim penal mbi sulmin dhe janë në kërkim të personave që kanë kryer sulmin. Policia gjithashtu është vënë edhe në kërkim të dëshimtarëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme